Përmbytjet, banorët protestojnë para bashkisë së Durrësit, përplasen me policinë: Ai i gjati pi verë 33 mijë euro, ne…

Dhjetëra qytetarë të qytetit të Durrësit, të prekur nga përmbytjet po protestojnë në sheshin kryesor duke hedhur thirrje kundër bashkisë lokale dhe qeverisë si shkaktarë kryesore të situatës dhe dëmeve që kanë pësuar.

Nuk kanë munguar edhe thirrjet “Poshtë qeveria”, “Poshtë kryeministri” apo “Durrësi në ujë”.

Protestuesit i janë drejtuar godinës së bashkisë  por aty janë penguar nga Policia Bashkiake duke u përplasur fizikisht dhe duke u shtyrë nga efektivët për disa minuta.

Kryesisht kanë qenë banorët e zonës së ish-Kënetës, që është edhe më e prekura nga kjo situatë dhe jo vetëm. Bashkë me ta kanë qenë edhe qytetarë nga lagje të ndryshme, si Shkozetit, Plazhit dhe deri në Sukth.

“Këto 30 vite asnjëherë nuk ka pasur përmbytje të këtyre përmasave në qytetin e Durrësit. Është mbytur, plazhi, Shkozeti, Spitalla, lagja 1, po për Velierën kush e kishte fajin që u mbyt Veliera”, tha një qytetar.

Gjithashtu një qytetare e revoltuar u shpreh kritike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë e ka gjithë popullin kundër.

“Ai i gjati lart, a e sheh popullin që ka kundër? Po pi verë 33 mijë euro që mos e piftë!. A e sheh këto popull këtu… Zoti i marroftë dhe zoti i dënoftë. E zënshin haqet e këtij popullit”, tha qytetarja.

Lajme të tjera |  “Qytetarët ikin jashtë se atje kanë mundësi më të mira”, zv.ministri: Tregu ynë nuk u ofron dot mundësi të gjithëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us