Përmbytjet, eksperti rendit disa nga shkaqet: Kemi humbur 32% të pyjeve, dëm kolosal në ekosistem

Sipas ekspertit të mjedisit, Abdulla Diku, përmbytjet në vendin tonë u shkaktuan nga disa faktorë. Diku u shpreh se kanë ndikuar ndryshimet klimatike, ku reshjet po përqendrohen në fashë kohore më të ngushtë.

Gjithashtu, Diku tha se në vend është ndërtuar në mënyrë të pastudiuar. “Lidhur me infrastrukturën, është problem i madh për Shqipërinë, ne ka vit që kemi ndërtuar dhe vazhdojmë të ndërtojmë në mënyrë të pastudiuar. Efekti i ndryshimeve klimatike, agresioni i erozionit bregdetar nuk janë marrë në konsiderate, është ndërtuar tani për tani, pa menduar për të ardhmen.”, tha Diku. Sipas tij, Shqipëria ka humbur 32% të pyjeve, duke i shkaktuar një dëm kolosal ekosistemit. “Sigurisht, është ndër shkaqet madhore, kemi humbur 32% të biomasës pyjore në Shqipëri. Përafërsisht 1/3, është dëm kolosal që i kemi bërë ekosistemit. Vitin e kaluar u dogjën rreth 60 mijë hektar pyje e kullota, përkthehen nga 120-140 milionë kub ujë të papërthyer nga toka. Ky është volume i ujit që ka hidrocentrali i Ulzës. Në 20 vitet e fundit, sipërfaqja e djegur është rreth 500 mijë hektar, po ta konvertojmë në meter kub ujë të papërthithur nga toka, kjo shifër kalon 2 miliardë meter kub, sa hidrocentrali i Fierzës.”, përfundoi eksperti./ Shqiptarja. Com

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us