Përplasja me Bardhin për kullën, Basha kërkon burg për deputetët që shpifin (Projektligji)

Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend një shkresë, ku propozon ndryshime në Kodin Penal. Ai kërkon ndryshimin e nenit 120 të Kodit Penal, ku edhe deputetët sipas tij duhet të dënohen me burg për shpifje.

Kryetari i PD-së zyrtare kërkon që nëse një deputet bën një deklaratë ndaj dikujt, i akuzuari ka të drejtë të bëjë kallëzim në prokurori dhe nëse akuzuesi nuk e vërteton pretendimin, mund të dënohet me gjobë ose deri dënim me burg per shpifje.

“Kur, kjo vepër, kryhet nga të zgjedhurit, gjatë kohës së ushtrimit të mandatit, në seancat parlamentare të Kuvendit, apo në çdo forme tjetër, përben kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet“, thuhet në projektligjin e propozuar nga Basha.

Ky propozim vjen pak javë pasi Gazment Bardhi e akuzoi Lulzim Bashën se është pronar i dy kateve në një vilë luksoze në Tiranë. Përplasja e deklaratave mes Bashës dhe Bardhit u bë në Kuvend, ndërsa më pas përmes dokumenteve të bëra publike në media, u konkludua se katet në fjalë ishin në pronësi të kunatit të Lulzim Bashës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us