Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u pyet se çfarë qëndrimi do të mbajë mazhoranca për imunitetin e Belinda Ballukut.
Besfort Lamallari tha se qëndrimi i mazhorancës është i qartë lidhur me rastin e zëvendëskryeministres.
Sipas ministrit të drejtësisë Gjykata e Posaçme ka tejkaluar kompetencat e saj.
Pyetje: Cili është qëndrimi që mazhoranca do të mbaje për imunitetin e Ballukut?
Lamallari: Besoj që qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë. Kryeministri ka ushtruar të drejtën e tij për të vënë në lëvizje gjykatën kushtetuese, argumentet janë paraqitur aty, ku në thelb qëndron pretendimi i një pushtetit, konkretisht ekzekutivi për tejkalim të pushtetit të një pushteti tjetër, pra pushteti gjyqësor. Këtu kemi të bëjmë edhe me pushtetin legjislativ që konfirmon mandatin e ministrave, përfshirë edhe mua. Kushtetuta e thotë qartë që ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve.





