Play-off i Botërorit 2026/ Poloni – Shqipëri luhet në Varshavë, priten 3 mijë kuqezinj në stadium

Ndeshja gjysmëfinale e play-off-it për Botërorin 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 26 mars 2026 në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës. Federata polake e futbollit konfirmoi zyrtarisht impiantin, që ka një kapacitet prej rreth 59 mijë ulësesh dhe pritet të jetë e mbushur plotësisht për këtë takim të rëndësishëm.

Sipas rregullores së UEFA-s, 5% e vendeve janë të rezervuara për tifozët shqiptarë, që do të jenë rreth 3 mijë në numër.

Megjithëse statistikat historike favorizojnë Poloninë, Shqipëria mban një fitore të freskët ndaj tyre, 2-0 në “Air Albania” në shtator 2023 dhe pritet të kërkojë një rezultat pozitiv në Varshavë.
Në rast kualifikimi, Shqipëria do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi në finalen e play-off-it. Nëse Shqipëria ose Kosova arrijnë të sigurojnë biletën për Botërorin në Amerikë, ato do të vendosen në vazon e katërt për shortin e kampionatit botëror që do të zhvillohet më 5 dhjetor.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us