“Po e shkatërrojmë Iranin”! Trump paralajmëron: Vala e madhe e sulmeve ende nuk ka ardhur

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ketë sulme të mëdha ndaj Iranit. Në një intervistë për CNN, Trump, deklaroi se ushtria amerikane po e “shkatërron” Iranin, ndërsa paralajmëroi se “vala e madhe” e goditjeve ende nuk ka nisur.

“Po i shkatërrojmë shumë. Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë”, i tha Trump CNN.

Presidenti trajtoi një sërë çështjesh gjatë intervistës, përfshirë kohëzgjatjen e pritshme të konfliktit, reagimin e Iranit dhe zhvillimet e brendshme politike në vend.

Sa i përket zgjatjes së luftës, ai tha: “Nuk dua ta shoh të zgjasë shumë. Gjithmonë kam menduar se do të zgjasë katër javë. Dhe jemi pak përpara afatit.”

I pyetur nëse SHBA-të po ndërmarrin hapa të tjerë përtej sulmeve ushtarake për të ndihmuar popullin iranian të rimarrë kontrollin e vendit nga regjimi aktual, Trump u përgjigj: “Po. Po, po. Por tani për tani duam që të gjithë të qëndrojnë brenda. Nuk është e sigurt atje jashtë.”

Ai paralajmëroi se situata pritet të përshkallëzohet edhe më tej.

Lajme të tjera |  Berisha publikon akuzat e eurodeputetit: Rama përdor familjarët për të nxjerrë para jashtë

“Ne as nuk kemi filluar t’i godasim fort. Vala e madhe as nuk ka ndodhur. E madhja do të vijë së shpejti,” theksoi presidenti amerikan.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us