Po rezulton transferim i “goditur”, Trabzonspor i mbyll “derën” Galatasaray për yllin e ekipit

Mesfushori qendror Christ Inao Oulai ka pësuar një rritje të frikshme pas transferimit te Trabzonspor në verën e vitit 2025. Brenda 2 muajësh, kartoni i lojtarit nga Bregu i Fildishtë është rritur me 4 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni, Inao Oulai ka 9 prezenca në Superligën turke, e shoqëruar me 2 gola dhe 3 asiste, teksa është në një ekip me sulmuesin e Kombëtares Ernest Muçi.

Së fundmi, medium turk “birazzfutbol” bën të ditur se Galatasaray ka pyetur Trabzonspor për mundësin e transferimit të 19-vjeçarit, ndërsa reagimi ka qenë i prerë, 50 milionë euro. Kuota në fjalë është gati e pamundur për “xhepat” e Galatasaray.

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us