Polakët me “makthe” nga arbitri Anthony Taylor, kundërshtari në “PANIK” pa zbritur në fushë

Arbirtri Anthony Taylor është vendosur nga FIFA për të vënë drejtësi në përballjen e sotme mes Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë, e vlefshme për ndeshjet gjysmëfinale që do të përcaktojnë dhe finalistët prag kualifikimit në Kupën e Botës 2026.

Taylorit do t’i vihen në ndihmë dhe asistentët e tij, Gary Beswick dhe Adam Nun, ndërsa në dhomën e sistemit VAR, Jarred Gillett dhe Michael Salisbury do të jenë të pranishëm për rastet e dyshimta gjatë kësaj sfide.

Emri i këtij arbitri nuk është i panjohur për të dyja skuadrat kombëtare, veçanërisht për Poloninë e cila nuk ndan eksperienca fort të mira me kryesorin e ndeshjes. Në vitin 2013, ai vendosi drejtësi për moshat U-20 të Polonisë të cilët u mposhtën nga Turqia në raudin kualifikues.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Po ashtu, anglezi ka referuar dhe në dy ndeshjet e skuadrave polake, më konkretisht në sfidat ku Legia dhe Jagiellonia u mposhtën në fazat me eleminim në Kupat e Europës.

Në krahun tjetër, eksperienca e vetme e Taylor me Shqipërinë është ajo e finales mes Egnatias dhe Partizanit në stadiumin “Air Albania”, fituar nga rrogozhinasit minimalisht 1-0.

Këtë herë, arbitri anglez do të ketë një tjetër ndeshje të rëndësishme në ditarin e tij personal dhe pritet me shumë interes se si do të jetë gjykimi i tij në Varshavë, kur topi të shkelmohet për nisjen e sfidës.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të nis në orën 20:45.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us