Një raport i Politico për shëndetin e Papa Françeskut po shkakton shqetësim, pasi thuhet se Papa është i shqetësuar për shëndetin e tij dhe po zgjedh pasuesin e tij. Policito, raporton se Papa ka dhimbje të forta dhe është shprehur se “këtë herë nuk do t’ia dalë”.
Artikulli i Politico për Papa Françeskun
Kreu i Kishës Katolike Romake po trajtohet në një repart të posaçëm të spitalit Gemelli në Romë, pasi është diagnostikuar me një infeksion respirator. Sipas njoftimit të fundit zyrtar, Papa 88-vjeç, i cili kur ishte i ri, u detyrua të hiqte një pjesë të mushkërisë, vuan nga një infeksion polimikrobik. Sipas mjekëve, ai ka nevojë të qëndrojë shtruar në spital.
Të dielën, mjekët e spitalit e ndaluan Papën të mbante predikimin e tij dhe Papa Françesku “po bën pikërisht atë që i thonë mjekët”. Sipas raportit, hierarku 88-vjeçar fillimisht refuzoi të shkonte në spital, por pranoi kur iu tha se rrezikonte të vdiste nëse do të qëndronte në Vatikan.
Duke kuptuar se shëndeti i tij po përkeqësohej, Papa vazhdoi të përfundonte lëvizjet kritike dhe të vendoste peshkopë të afërt në pozicione kyçe. Më 6 shkurt, Papa Françesku emëroi kardinalin italian Giovanni Battista Re si kreun e Kolegjit të Kardinalëve, personin që do të mbikëqyrë procesin e formimit të Konklavës, organi që zgjedh Papën.
Siç shpjegojnë njerëzit me njohuri për atë që po ndodh në Vatikan, ky vendim kishte për qëllim të siguronte që procesi të zhvillohej sipas dëshirave të Papa Françeskut. Kardinali në fjalë, edhe pse në moshë të madhe për të marrë pjesë në Konklavë, gjithsesi do të jetë një figurë kyçe në proceset e prapaskenës para formimit të këtij organi, ndërsa pritet të mbrojë edhe trashëgiminë e Papës aktuale.
Kardinali Ri do të jetë gjithashtu ai që do të mbikëqyrë ritualin e varrimit të Papës aktual.





