Prapaskenat e bujshme të merkatos! Priten afrime bombastike, klubi i Kategorisë së Parë tentoi të joshë edhe… Redon Xhixhën

Merkatoja e janarit pritet të jetë bombastike te liqenorët e Pogradecit, të cilët duket se do të futen “all in”, për afrime cilësore, me një mision të vetëm, përmbushjen e objektivit madhor, që është ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

xhixha

“Panorama Sport”, mëson se pak ditë më parë, drejtuesit e Pogradecit, i kanë bërë një ofertë të majme sulmuesit Redon Xhixha, por duket se 27-vjeçari nuk është ende gati për t’u rikthyer në Shqipëri, duke refuzuar kështu ofertën për t’u bashkuar me pogradecarët.

Xhixha momentalisht është pjesë e Belouizdad, në kampionatin algjerian, teksa është aktivizuar vetëm 5 ndeshje me ekipin e tij dhe ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës. Sulmuesi laçjan është shok skuadre me Endri Çekiçin.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia i “pret krahët” trajnerit Edi Martini, i largon “benjaminin” nga skuadra! Nuk shpëton as mesfushori titullar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us