Protesta para kryeministrisë, Lapaj i përcjell Ramës mesazhin e babait të tij: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

Me thirrjet “Drejtësi, Edi Rama o hajdut, Edi Rama o frikacak dhe dorëheqje”, protestuesit u mblodhën para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Gjatë fjalës së tij në protestë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi se Shqipëria ndodhet përballë një përplasjeje mes së mirës dhe së keqes, duke bërë thirrje për bashkimin e brezit të ri dhe të gjithë qytetarëve në çdo cep të vendit për rrëzimin e qeverisë Rama.

“Është koha që brezi i ri të bashkohet në çdo cep të Shqipërisë, është koha që fermerët të dalin rrugëve për mundin që ua mori lumi dhe lekët që nuk ua dha Edi Rama. Është koha e një nisjeje të madhe të së mirës ndaj së keqes. Ka vetëm dy palë banditë që na kanë marrë peng dhe populli. Bashkohuni”, apeloi Lapaj në protestë.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Ai kërkoi që fermerët dhe familjarët e të sëmurëve me kancer të dalin të protestojnë kundër qeverisë.

“Kjo thirrje sot është për të gjithë ata që të sëmurë me kancer që nuk gjejnë ilaçe e për ata  njerëz që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve”.

Lapaj u shpreh se nuk trembet nga kallëzimet penale apo arrestimet, duke theksuar se ka marrë një vendim pa kthim pas.

“Këta mendojnë se do më presin me kallëzime penale e arrestime. I pres në çdo kohë. Ta dinë mirë se nuk më trembin se kanë përballë një njeri që e ka marrë vendimin e jetës dhe nuk ka kthim pas. Dorëheqje, dorëheqje. Duartrokitje të madhe për funksionarët e drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj”, theksoi Lapaj.

Lajme të tjera |  “Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët”, Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet!

Nga sheshi përballë kryeministrisë Lapaj i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit: “I them Ramës nga ky shesh dhe këtë ia them në emër të tim ati që për çdo gjë e nismë që merr ndaj meje, je në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejt”.

Ai i bëri thirrje diasporës për të çliruar mëmëdheun e koha për të ndërtuar atdheun

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us