Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka një vendim që protestat e opozitës të nisin më datën 8 dhjetor, por theksoi se në momentin që do të nisin, do të jenë pa kthim.
Në konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se protestat nuk do të jenë të zakonshme, por do të kenë formën e mosbindjes civile, që siç u shpreh ai, Shqipëria nuk i ka parë ndonjëherë.
“Nuk një vendim të tillë, por protestat kur të fillojnë nuk do ndalojnë. Beteja pa kthim, që do të thotë nuk do ndalojnë. Nuk do jenë protesta të zakonshme, do jenë protesta të mosbindjes civile që Shqipëria nuk ka njohur deri në sot”, tha Sali Berisha.