Televizioni Syri, ka publikuar dokumentin e shkarkimit të Irena Maneku (Gjoka) nga Sali Berisha në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në vendimin Nr.7, i datës 8.02.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, thuhet se; Irena Maneku shkarkohet nga detyra e gjyqtares për paaftësi në kryerjen e detyrës.
Gjyqtarja Irena Gjoka sipas syri.net, ka mashtruar organet e vettingut duke mos e deklaruar këtë shkarkim nga detyra.
Në artikull shtohet se Irena Gjoka është në konflikt të hapur interesi me çështjen që ka nën hetim për liderin e opozitës, Sali Berisha.
Drejtësia politike nuk ka pranuar shkarkimin e saj nga çështja për konflikt interesi, sipas kërkesës së avokatëve të Berishës, dhe as ILD-ja (Artur Metani) nuk ka marrë masa për deklarim të rremë të saj në Vetting./Syri