Qytetari- Berishës: Kur do e dorëzoni stafetën apo keni frikë se mos vjen një Lul tjetër? Kreu i PD-së: S’kam ndërmend të lë pasardhës

Gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga një qytetar lidhur me pasardhësit e mundshëm të tij në krye të PD-së.

“Nuk kam ndërmend të lë pasardhës, as vajzën as djalin tim, pasardhësin ua lë ju, do ta zgjidhni ju atë që të besoni më shumë’, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Video/ Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet!

Pyetje nga qytetari: Kaq e vështirë është të dorëzohet stafeta doktor, se pse jeni një person që keni dhënë prova në 2013 si një burrë shteti, e ke dorëzuar, por kam dyshimin se ke frikë se mos na vjen ndonjë Lul tjetër, edhe për këtë ke arsye.

Berisha: Të them me sinqeritet, të vetmen gjë që nuk mund ta bej kurë, pasardhësin. Nuk është reale, nuk kam ndërmend të lë pasardhës, as vajzën as djalin tim, pasardhësin ua lë ju, do ta zgjidhni ju atë që të besoni më shumë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us