Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Kategoria Superiore është një nga kampionatet më aktivë në merkaton e janarit, por nuk shpenzon për të blerë futbollistë. Synimi i klubeve shqiptare janë transferimet e lojtarëve pa kontratë ose huazimet. Ky është përfundimi i raportit të FIFA-s vetëm pak ditë pas mbylljes zyrtare të merkatos.

Në kampionatin shqiptar kanë lëvizur 78 futbollistë në hyrje, duke e renditur atë të 20-tin në botë, teksa 26 janë larguar. Megjithatë, ekipet nuk kanë paguar asnjë për kartonin e lojtarëve. Në janar, klubet arkëtuan në total 383 mijë dollarë, ku sipas burimeve shifrën më të madhe e siguroi Dinamo nga shitja e Gasama Karambës në Turqi

Në nivel global, Brazili është kampionati që ka afruar më shumë futbollistë në merkaton e janarit, plot 456. E dyta renditet Spanja, ndërsa në podium është Argjentina.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR! Ylli i Dinamos shkëput kontratën, i jep lamtumirën ekipit të Ilir Dajës

Kur bëhet fjalë për milionat e shpenzuar, në krye është gjithmonë Anglia me 363 milionë dollarë, e ndjekur nga Italia me 283 dhe Brazili i treti.

Kampionati që përfitoi më shumë nga shitjet e futbollistëve është ai francez me 218 milionë dollarë, ndërsa Serie A me 175 milionë.

Në total, në merkaton e janarit u transferuan 5,900 futbollistë në të gjithë botën për një vlerë 1.9 miliard dollarë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us