Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në protestën e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë ditën e sotme.
“Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor”, shkroi Berisha në Facebook, duke akuzuar kryeministrin Rama, të cilin e etiketoi si “Ramaduro”.
“Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor! Ramaduro në mbrojtje të mega-aferave të tij korruptive urdhëron policinë të dhunojë protestuesit para kryeministrisë! Shqiptarët do të rezervojnë fatin e Maduros!”, reagon Berisha ne rrjetin social, ne mbrotje te protestes se Lapajt!





