Rregullat e UEFA-s i bëjnë “gropën” Bayernit, gjermanët pa trajner përballë PSG-së

Bayern Munich mori një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme në “Allianz Arena”, me shifrat 4-3 përballë Real Madrid. Kështu, bavarezët me rezultatin e përgjithshëm në dy ndeshje 6-4, shkojnë në gjysmëfinale.

Më 28 prill në Paris, Bayerni do të luajë gjysmëfinalen e parë përballë PSG-së. Por në atë ndeshje, gjermanët do të jenë pa trajnerin Vincent Kompany.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë përballë Realit, i treti për këtë sezon në Champions dhe sipas rregullave të UEFA-s, do të mungojë ndaj Paris Saint-Germain.

“I pezulluar? Atëherë ndeshja e parë do të luhet pa mua në vijën anësore. Mendoj se me këtë format të ri dhe me kaq shumë ndeshje më tepër, përdorimi i kartonëve të verdhë është shumë strikt”, tha Kompany

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us