Rritja e çmimeve “zbeh” festat e fundvitit, “rripen” shqiptarët, fatura “flet” më shumë se shija dhe xhepi

Festat e fundvitit sjellin atmosferë festive, por bashkë me to, vjen edhe një sfidë financiare me të cilën qytetarët duhet të parballen. Rritja e çmimeve për festat e fundvitit është tashmë një problematikë e njohur për qytetarët. Në tregjet e Krishtlindjeve, në lokale, restaronte, supermarkete dhe kudo ku ka konsumator, rritja e çmimeve vijon të jetë në trend rritje.

Edhe këtë vit, ashtu siç është bërë ‘traditë’…Nëse në çdo shtet tjetër ka ulje dhe oferta gjatë sezonit festiv, në Shqipëri ndodh e kundërta, ku vihet re një shtrenjtim i mëtejshëm. Shportat ushqimore shkojnë përtej asaj normales në përditshmëri. Si të mos mjaftonte, edhe kafenetë pësojnë rritje, ku sa më pranë qendrës festive të jesh, aq më e shtrenjtë bëhet fatura.

Kryeqyteti ynë regjistron një fluks të lartë vizitorësh, jo vetëm vendas, por edhe të huaj. Ky është sezoni ku qendra, kryesisht ‘Sheshi Skëndërbej’ tejmbushet nga njerëzit, ku vlon atmosfera dhe zhurma. Qytetarët rrëmbehen nga atmosfera festive, ndërsa në fund duhet të parballen me një faturë të papritur.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Nuk janë të pakta rastet kur janë vetë qytetarët që denoncojnë këto çmime përmes rrjeteve sociale, duke i bërë publike. Së fundmi, një rast tipik, vjen nga qendra e Tiranës, ku një birrë 750 Ml për dy persona kushton 37 euro. Por, komentet janë befasuese…

Edhe pse janë vetë qytetarët që ankohen dhe denoncojnë këto çmime, nga ana tjetër, janë po ata të cilët, i justifikojnë. “Je në qendër, pyet për çmimet, kuponi është i rregullt”, janë disa nga komentet të cilat bien në sy. Ndërsa nga ana tjetër, janë ata të cilët ankohen dhe denoncojnë raste të tjera edhe në qytete të tjera të vendit, ku abuzimi me çmimet flet më shumë se çdo sezon të vitit.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Janë në sërë arsyesh që lidhen me rritjen e çmimeve, që nga kushtet ekonomike, mungesa e prodhimit vendas, zhvlerësimi i euros, etj. Megjithatë, vlen të theksohet se shtrenjtimi është në rritje gjatë sezonit të festave. Të dhënat zyrtare nga Monitor, tregonin se çmimet e produkteve dhe shërbimeve ishin rritur edhe në muajin nëntor, duke qenë 2.1% më të larta krahasuar me një vit më parë, ndërsa në dhjetor rritja po rezultonte edhe më e fortë./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us