“Rrufe në qiell të hapur”, bomberi i Shqipërisë merr “GODITJEN” e rëndë, rrezikon 9-12 muaj jashtë fushave

Për qendërsulmuesi Xhoi Nuredini, viti 2026-të nisi në mënyrën më të mirë, pasi bëri debutimin me Genoan në Serie A, ndeshja kundër Parmës, 18 janar.

Talenti 18-vjeçar luan rregullisht te Genoa në Primavera (grupmosha U-20), ndërsa këtë sezon ka shënuar 5 gola, shtoi edhe 1 asist në 12 paraqitje, lider në fazën ofensive.

Por në sfidën kundër Milan U-20, Nuredini pësoi dëmtim serioz, duke u larguar nga fusha pas 10 minutash. Nga mediat italiane, sulmuesi i Shqipërisë U-19, ka një çrregullim të ligamentit anterior (ACL).

Kësisojë, me shumë mundësi ai t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe nëse ndodh, shqiptari do të mungojë për 9-12 muaj.

“Rrufe në qiell të hapur”, bomberi i Shqipërisë

Sulmuesi Xhoi Nuredini
Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us