Rruga drejt BE-së! Dhuka: Shqipëria duhet të plotësojë 101 kushte. Rama: Siguria ushqimore “sfida e sfidave”

Kryenegociatorja e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka njoftuar se vendi po punon tashmë për mbylljen e kapitujve. Gjatë fjalës së saj në tryezën qeveritare me praninë dhe të kryeministrit Edi Rama, Dhuka u shpreh se Shqipëria ka treguar konsistencë dhe vazhdimësi në rrugën e saj drejt familjes europiane, ku thekson se puna është komplekse. Kryenegociatorja ka njoftuar se Shqipërisë i janë dhënë tashmë 101 kushte për mbylljen e negociatave për 30/31 grupkapituj.

Majlinda DhukaNe kemi filluar përmbylljen e negociatave. Edhe gjatë vitit 2025 kemi punuar edhe për mbylljen e negociatave. Shqipëria është proaktive dhe kjo është arsyeja pse arrin që të lëvrojë gjithmonë në kohë të gjitha detyrimet. Sigurisht, puna është komplekse, që do të thotë se shtrihet në shumë institucione njëkohësisht dhe është shumë granulare. Janë ndërfaqe aktive me të cilat ne punojmë për të ndërmarrë çdo nisëm. Siç përmenda, Shqipëria mendon së paku sa i përket vetëvlerësimit të saj, se i ka përmbushur të 24 kushtet e ndërmjetmeve. Shqipërisë i janë dhënë tashmë 101 kushte për mbylljen e negociatave për 30/31 grupkapituj. Deri në vitin 2026, ne kemi ambicie që të kemi mbyllur 12/16 kapitujt dhe më pak grupkapitujt e tjerë. Punë është komplekse, jo e komplikuar. Janë 157 institucione, dynivelshe Shqipëri-BE. 

Ndërkohë në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se integrimi në BE ka një ngarkesë të madhe. Rama shprehet se barrën më të madhe në këtë proces negociatash e ka ekonomia, por pastaj barra bëhet e qartë kur shikon se si shtrihet tek infrastruktura, energjia, financat, bujqësia e me radhë. Sipas kreut të qeverisë sfida më e është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit, duke nënvizuar rritjen e domosdoshme të inspektimeve.

Edi Rama: Patjetër konsolidon institucionet e drejtësisë që tani janë në fazë tjetër sepse kanë pavarësinë që s’e kanë pasur kurrë. Është edhe një luftë në frontin e modernizimit institucional dhe realizimit të një kapaciteti të të gjithë shtetit për të parandaluar korrupsionin. Barrën më të madhe në këtë proces negociatash e ka ekonomia, por pastaj barra bëhet e qartë kur shikon se si shtrihet tek infrastruktura, energjia, financat, bujqësia e me radhë. Reforma e inspektimit duhet të vazhdojë dhe është kyç drejtimi politik i saj nga të gjitha ministritë në sensin e mbrojtjes së saj nga ndërhyrjet partiake dhe qokat politike. Ka filluar me AKU-në, po shtrihet në inspektoriatet e tjera për të garantuar burime njerëzore cilësore.

Shqipëria është ende në fazën e parë të raportit IBAR (Interim Benchmark Assessment Report) për kapitullin e parë. Ky raport lidhet me përmbushjen e detyrimeve në kuadër të grup-kapitullit të parë, i cili përfshin reformën në drejtësi, lirinë e medias, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe luftën kundër korrupsionit.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us