Sali Berisha ftesë partive opozitare t’i bashkohen PD: Kush është kundër turpëron veten

Sali Berisha pati një thirrje edhe për të gjitha forcat opozitare gjatë protestës që zhvilloi opozita para Kryeministrisë. Kreu i demokratëve u shpreh se forcat opozitare duhet të bashkohen dhe se ata që dalin kundër turpërojnë veten. Sipas tij, në kohë të vështira edhe SHBA-të u bashkuan me Bashkimin Sovjetik dhe se diçka të tillë duhet ta bëjnë edhe opozitarët për të larguar Ramën.

“Kam një thirrje për çdo forcë opozitare, për çdo opozitar të këtij regjimi, për çdo qytetar të këtij vendi. Ju bëj thirrje jo si lider i partisë më të madhe opozitare, por si qytetar, si shqiptari shqiptarit. Le të bashkohemi. Çdo opozitar, por edhe çdo qytetar që sot është kundër bashkimit ta dijë mirë se turpëron veten e tij para shqiptarëve. Kur ishte nevoja kundër Hitlerit u bashkua Amerika me Bashkimin Sovjetik ndërsa ne shqiptarët, opozitarët nuk u bashkokemi dot kundër Edi Ramës?

Lajme të tjera |  Marjana Koçeku rrëfen largimin nga PS: Protesta më bindi, nuk ndihesha më pjesë e kësaj force politike

Ai që mendon se humbet vota nga bashkimi harron se votat nuk kanë asnjë vlerë për sa kohë Edi Rama është në pushtet. Nga bashkimi dhe triumfi i bashkimi, largimi i Edi Ramës, të gjithë fitojnë. Jo vetëm do shtohen votat e secilit, por ato vota do kenë peshën dhe vlerën që meritojnë. Sepse do i rikthejnë zgjedhjet e lira dhe të barabarta siç ishin ato në vitin 2013, zgjedhje të lira, në të cilat ndodhi rotacioni i fundit i pushtetit në Shqipëri. Le të bashkohemi, jo për ideologji, as për politikë, por për misionin më të shenjtë që një shqiptar mund t’i caktohet, shpëtimin e Shqipërisë”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us