Sali Berisha i hap rrugën Argites në PD, por ka një KUSHT: S’mund të garojë përballë meje!

Për herë të parë Sali Berisha ka deklaruar këtë të enjte se përfshirja e vajzës së tij në politikë mund të jetë një opsion, por për këtë ai ka një kusht. I pyetur për përfshirjen në Partinë Demokratike të Argita Malltezit, Berisha tha se kjo nuk mund të ndodhë për aq kohë sa i ai është në krye të PD.

Kjo pasi, sipas Berishës, PD nuk mund të jetë një parti familjare. Ndërkohë e la një derë të hapur pas largimit të tij. Ai tha se ai nuk mban përgjegjësi pas largimit të tij nga detyra dhe se e bija ka të drejtë të marrë pjesë në gara si çdo demokrat. Deklaratën kreu i PD e bëri në studion e “Çim Peka Live”.

Lajme të tjera |  Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë për një “reagim shkatërrues” të aleancës nëse sulmohet Polonia

Sali Berisha: Dhe unë kam kodin tim. Ajo nuk mund të jetë…Pas meje unë nuk jam përgjegjës, për atë që ndodh pas meje. Ajo ka të drejtë si çdo demokrat të marr pjesë në gara cilat të dojë. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me të atin e saj.  S’ka diskutim, s’mund të bëhet partia familje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us