Salianji i përgjigjet Nokës: Nuk kërkoj funksion në PD, nuk kam as rrogë, as privilegje

Ervin Salianji, anëtar i kryesisë së PD-së, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, përgënjeshtroi deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, se ai kërkon postin e tij në parti. Salianji u shpreh se nuk ka asnjë luftë për poste në PD, duke hedhur poshtë deklarimet e Nokës, i cili më një status të shkurtër në Facebook, shkroi me ironi ndaj Salianjit : E nisi me bujë si “shpëtimtar” i PD-së, por pa u bërë tre javë e katandisi te kërkesa për një karrige.

Kam komunikuar me zotin Alimehmeti dhe ai i qëndron të njëjtave qëndrime në raport me situatën në Partinë Demokratike. Ai është në komisionet e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por nëse do të gjejë kohën, patjetër që do të jetë.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Unë nuk kam asnjë luftë. Unë nuk kërkoj funksion në Partinë Demokratike. Nuk do të marr funksion në Partinë Demokratike dhe nuk po e bëj këtë lëvizje që të marrë atë funksion në Partinë Demokratike.

Dhe po të them një gjë tjetër. Unë në Partinë Demokratike nuk kam zyrë, nuk paguhem, nuk kam privilegje. Unë e bëj këtë, po themi profesion, po e quaj kështu apo vokacion me pasion, për t’i shërbyer së pari demokratëve që më kanë vlerësuar në votë, kudo ku kam qenë, po edhe, edhe shoqërisë, me një betejë të drejtë”- tha Salianji.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us