Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, Bushati: PD-ja doli idiote! Endri mori shpërblimin nga Rama për sabotimin e Lapajt…

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka komentuar zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

“Është e bukur kjo fabula e bashkëpunimit PS-PD por nuk e besoj. Të jesh i pamoralshëm është e keqe në politikë, por më e pafalshme është të jesh idiot dhe karagjoz.

PD sot ka dalë idiote dhe karagjoze. Nuk besoj se ka patur ndonjë marrëveshje, janë thjeshtë idiotë, një parti që nuk mendon.

Lajme të tjera |  Berisha publikon akuzat e eurodeputetit: Rama përdor familjarët për të nxjerrë para jashtë

Lajmi i dytë, sepse deri tani ishim si veproi PD, por lajmi i dytë, Edi Rama nuk ka qenë në Parlament sot, ka lënë zyrën dhe ka vajtur në Parlament të votojë Endri Shabanin.

Sot kam besuar që shkatërrim i partivë të vogla është skemë e Ramës dhe Endri ka marrë shpërblimin për ta luajtur këtë rol”, tha Bushati.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us