Shifra rekord për 2023, Ukraina prodhon 59.7 milionë tonë grurë

Ministria e Bujqësisë e Ukrainës deklaroi sot se janë prodhuar 59.7 milionë tonë grurë për vitin 2023, duke kaluar kështu edhe parashikimin e duke e konsideruar edhe si një prodhim me shifra rekord. Të korrat totale të grurit dhe farave vajore pritet të arrijnë në 81.3 milion ton, tha ministria në një deklaratë, krahasuar me parashikimin e tetorit prej 79.1 milion ton.

Ministria njoftoi se rendimenti i grurit u rrit në 547 kg për hektar në 2023, duke tejkaluar 536 kg për hektar në 2021.
Sipas vlerësimeve të fundit, prodhimi i grurit pritet të arrijë në 22.2 milionë tonë, elbi 5.8 milionë tonë dhe misri 30.1 milionë tonë.

Lajme të tjera |  “Pyesin ‘sa është rroga?’, por s’bëjnë llogaritë se sa u ngelet”- Emigracioni, Rama: Italia është vështirësuar shumë, me 1500 euro pagë duhet të ndash shtëpinë ose…

Në vitin 2023, parashikimi për korrjen e lulediellit duket të mbetet në 13 milionë tonë dhe për sojën në 4.6 milionë tonë. Vjelja e rapeses, një anëtar i familjes së lakrës, e rritur kryesisht për farat e saj të pasura me vaj ka përfunduar dhe do të kalojë 4 milionë tonë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us