Shkarkimi i Ballukut/ Petro Koçi: Ishte një hap në drejtimin e duhur, por i pamjaftueshëm! Mazhoranca të hartojë strategji kundër korrupsionit

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi e ka cilësuar shkarkimin e Belinda Ballukut nga qeveria si një hap në drejtimin e duhur, por të pamjaftueshëm.

Komentet Koçi i bëri teksa ishte i ftuar në Report TV, ku tha se mazhoranca ka nevojë të hartojë një strategji kundër korrupsionit, në mënyrë që ta luftojë këtë fenomen edhe brenda vetes

“Mazhoranca ka marzhin e vet të manovrës. Ndryshimi i qeverisë ishte një hap në drejtimin e duhur. Largimi i Ballukut ishte një hap në drejtimin e duhur, por nuk mendoj se ishte i mjaftueshëm. Unë mendoj se mazhoranca ka nevojë që të hartojë një strategji kundër korrupsionit, ku përfshin edhe vënien në lëvizje të mekanizmave që luftojnë korrupsionin brenda vetes, një mekanizëm që duhet të fillojë me një demokraci më të madhe brenda partisë, ku duhet të respektohet mendimi dhe vlerësimi i anëtarësisë së partisë”, tha mes të tjerash Koçi.

Lajme të tjera |  SPAK merret edhe me Igli Taren, ja çfarë iu komunikua!

Teksa kërkoi më shumë demokraci brenda Partisë Socialiste, Koçi tha se sot PS ka një strukturë që sundohet nga ata që quhen të deleguar.

Sipas Koçit, anëtarësia e partisë trajtohet shpesh si një strukturë shtetërore, që vetëm urdhërohet dhe që nuk vlerësohet mendimi i tyre.

“Praktikisht sot kemi një strukturë dhe funksionim partie që sundohet nga ata që quhen të deleguar dhe anëtarësia e partisë trajtohet shpesh si një strukturë shtetërore, që vetëm urdhërohet dhe nuk vlerësohet mendimi i tyre. Është thelluar vitet e fundit shumë, nuk është se ka qenë plotësisht kështu. Dhe gjykoj që është një zhvillim negativ”, vijoi më tej Petro Koçi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us