Zbardhet vendimi, ja me sa u rritën pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve për vitin 2024!

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi dje nen për nen projektbuxhetin e vitit 2024, i cili tashmë i kalon Kuvendit në seancën e 7 dhjetorit.

Maxhoranca pranoi edhe kërkesën e 19 institucioneve, kryesisht të drejtësisë për fonde shtesë. 1.1 mld lekë do t’i shtohen buxhetit të këtyre institucioneve, ndërsa shtesën më të majme e ka marrë SPAK-U, me 320 milionë lekë. Po kaq lekë kanë shkuar shtesë edhe për sigurinë kibernetike, ndërkohë që burgjeve ju dyfishua buxheti.

Në këtë mënyrë, kryeministri Edi Rama shpërblye drejtësinë, duke alokuar fondin shtesë që ka kërkuar për rritje pagash. Kështu SPAK do të marrë 320 milionë lekë shtesë, ndërsa 100 milionë lekë shtesë do të shkojnë për Drejtorinë e Burgjeve.

E majme është shuma edhe për KLGJ me 133 milionë lekë shtesë dhe Gjykatën e Apelit me 105 milionë lekë, ndërsa 50 milionë lekë shtesë do të ketë edhe për Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkohë për Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik u shtuan 320 milionë lekë për të rritur sigurinë kibernetike. Në total shtesat e buxhetit arrijnë në 1.123 miliardë lekë dhe shtesat e stafit janë 63 punonjës të ri në institucionet publike. Pas miratimit në komisionin përgjegjës, projekt buxheti i vitit 2024 i kalon tashmë Kuvendit në seancën e 7 dhjetorit.

DETYRIMET

Qeveria shqiptare po përgatitet të shlyejë detyrimet e prapambetura për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve me fondet e mbetura të buxhetit 2023 me anë të një akti normativ që po harton Ministria e Financave. Vendimi për kalimin e fondit të kontingjencës për shlyerjen e këtyre detyrimeve u bë i ditur në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve më 24 nëntor, gjatë miratimit të projekt-buxhetit për vitin 2024.

Lajme të tjera |  FOTOT/ Edi Rama mes liderëve botërorë të ftuar nga Macron në ceremoninë e rihapjes së Notre Dam

Duke iu referuar kërkesave të institucioneve të drejtësisë, deputeti Klevis Xhoxhi, si relator i çështjes, njoftoi se komisioni ishte dakordësuar me Ministrinë e Financave që kësaj çështje t’i jepej zgjidhje brenda këtij viti.

“Për detyrimet e prapambetura për gjyqtarët dhe prokurorët në sistemin e drejtësisë është gjendur mundësia që të bëhen nga fondi i kontigjencës, nëpërmjet një Akti Normativ që do të akomodojë fondet e mbetura të buxhetit 2023”, – tha Xhoxhi.

Burime nga Ministria e Financave i thanë BIRN se fondi në total i llogaritur nga këto detyrime që nga viti 2019 mendohet të jetë 3 miliardë lekë, por Akti Normativ do të sqarojë mënyrën e shlyerjes së tyre. Sipas ligjit, fondi i kontigjencës përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për raste të paparashikuara. Detyrimet rrjedhin nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese për shtesën prej 14 mijë lekësh të pagës për magjistratët që nga viti 2019 e në vijim, shtesë që nuk gjente zbatim në buxhetin e vitit 2024 duke krijuar ankesa nga institucionet e drejtësisë.

Këto institucione po përballen me përmbarimin, pasi dhjetëra prokurorë e magjistratë kanë fituar gjyqet për përfitimin e kësaj shtese page. Gjatë dëgjesave për buxhetin në Komisionin e Ligjeve përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë kërkuan nga Kuvendi që të zbatohet vendimi i Gjykatës dhe të parashikohej kompensimi për shtesat e prapambetura në buxhetin e ri që Kuvendi u akordon këtyre institucioneve. Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisioni i Pavarur i Apelimit, Prokuroria e Përgjithshme dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apeluan që Kuvendi të zgjidhte ngërçin e krijuar duke e cilësuar këtë çështje sensitive për mbarëvajtjen e punës dhe pavarësinë e tyre. Efektet financiare vetëm për KLGJ shkonin përafërsisht në 700 milionë lekë.

Lajme të tjera |  Flamur Noka i sigurtë: Non grata e Sali Berishës ra, partia e Trump kërkon qeveri teknike

Prokuroria e Përgjithshme u ankua për bllokim të llogarisë së thesarit për shkak të vendimeve përmbarimore, si shkak i moshlyerjes së detyrimeve për shtesat e pagave të punonjësve. Ndërsa organet e vetingut e cilësuan me rëndësi shlyerjen e detyrimit, në mënyrë që të detyroheshin komisionerët të përballeshin me gjyqtarët të cilët i kanë subjekt të verifikimit.

Që prej dy vitesh punonjësit e organeve të drejtësisë po fitojnë në masë gjyqet për zbatimin e këtij vendimi duke futur në ngërç financiar funksionimin e tyre dhe duke i shtuar detyrimeve financiare të shtesës së pagës edhe shpenzimet gjyqësore e përmbarimore. Beteja e gjyqtarëve nisi në fillim të vitit 2021, pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku konstatoi se kishte një gabim në interpretimin e ligjit “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, gabim që u kishte mohuar atyre 14 mijë lekë në muaj.

Sipas përllogaritjes së re paga referencë e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur deri në atë kohë. Ministria e Financave refuzoi të zbatonte rekomandimin, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe me një kosto të lartë në buxhetin e shtetit, ndërsa Komisioni i Ligjeve ndërhyri në ligj duke e ndryshuar nenin përkatës për të ruajtur përllogaritjen e vjetër të pagës 118.00 lekë.

Por gjyqtarët e dërguan çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila një vit më parë i shpalli antikushtetuese nenet e ndryshuara nga mazhoranca antikushtetuese duke detyruar Kuvendin të rishikonte përllogaritjen e pagave për magjistratët dhe duke i vendosur buxhetit të shtetit një barrë financiare për kompensimin e detyrimeve të prapambetura që nga viti 2019.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us