Partizani luan me Bylisin këtë javë teksa në radhët e të kuqve janë 5 lojtarë të cilët rrezikojnë të mungojnë në sfidën e radhës, atë derbi ndaj Tiranës për shkak të numrit të kartonëve.
Aktualisht, në kuotën e tre kartonëve të verdhë janë Murataj, Buxhelaj, Sembene, Ismaili si dhe Mehmeti. Pa harruar edhe trajnerin Oltijon Kërnaja që gjithashtu është me 3 kartonë të verdhë.





