“Sky ECC s’është i paligjshëm”, gazetarja: Efektivët e policisë që e kanë përdorur, s’janë të përfshirë të gjithë në krime

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionin Sky ECC, e nëse gënjejnë për këtë, kjo do të përbëjë një vepër penale.

Avokati Gentian Rumano dhe gazetarja Glidona Daci thanë se të përdorësh një aplikacion si Sky ECC, nuk është një vepër e paligjshme, pasi ai është një aplikacion, ndaj sipas tyre për sa kohë ky aplikacion nuk është përdorur për të kryer vepra penale, nuk ka përse eksponentë të policisë të vihen para kësaj përgjegjësie.

“Sky në vetvete është aplikacion si gjithë të tjerët, është si të më thuash mua që ti si gazetare do deklarosh se ke përdorur What’s App, Telegram, Signal apo të tjera, edhe në Signal kemi parë që herë pas here personazhe të ndryshëm të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme, kanë përdorur aplikacionin Signal.

Lajme të tjera |  Dyshohet për atentat / Ky është 25-vjeçari që u gjet i vrarë brenda makinës në Lezhë (EMRI-FOTO)

Fakti që një efektiv policisë mund të ketë përdorur aplikacionin Sky, nuk do të thotë që është i paligjshëm dhe duhet të përjashtohet nga detyra sepse kjo nuk ka kuptim. Ti duhet të vërtetosh përse e ka përdorur. Ti nuk mund  të përjashtosh gjithë efektivët që e kanë përdorur Sky nëse nuk vërteton se ata janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme”, -tha Glidona Daci.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us