SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Rama: Vendimin do ta marrim kur…

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë podcast-it të tij “Flasim” se, do të pres raportin e Këshillit të Mandateve për të marrë një vendim mbi heqjen apo jo të imunitetit të zv/kryeministres, Belinda Balluku.

Rama deklaroi se në rrethana të tjera, ajo nuk do të ishte larguar nga detyra. Lideri i qeverisë tha se në vend të saj do të jetë Albana Koçiu.

Edi Rama: Ashtu siç e thashë edhe në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS, do pres raportin e Këshillit të Mandateve për t’u shprehur rreth imunitetit të Ballukut. Në vend të saj do të jetë Albana Koçiu. Po aty ndava me deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri, të cilat janë pjesë e një qasjeje të re për të cilën kam folur që në fjalën drejtuar Asamblesë Kombëtare në nisje të këtij mandati. Në rrethana të tjera, Belinda Balluku nuk do të ishte larguar nga detyra. Natyrisht që nëse rrethanat do të ishin ndryshe, nuk do të kishte ndryshuar për shkak të rezultatit.

Lajme të tjera |  Berisha publikon akuzat e eurodeputetit: Rama përdor familjarët për të nxjerrë para jashtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us