SPAK shtrihet edhe në Kosovë, ekipe të përbashkëta hetimore për çështje penale

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokuroria Speciale e Kosovës do të krijojnë ekipe të përbashkëta hetimore për çështje penale.

Marrëveshja për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore u firmos sot në Prishtinë gjatë një takimi mes delegacionit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

Ekipi i SPAK kryesohej nga Klodjan Braho, dhe përbëhej nga  ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, si dhe prokurorja në EUROJUST, Fatjona Memçaj.

Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i shoqëruar nga prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Laura Pula si dhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Gjatë bisedës, të dyja palët konfirmuan angazhimin e përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja anët e kufurit, si dhe diskutuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja vendet.

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Në fokus ishte edhe bashkëpunimi mes dy prokurorive për hetimet penale dhe çështjet që prekin të dy vendet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us