“Të bëfsha, merreni atë letër dhe futeni…” – Murrizi ‘shpërthen’ ndaj deputetëve të PD: Janë palaço dhe ushtarë të kryetarit

Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, nuk i ka kursyer kritikat e ashpra për Partinë Demokratike, sa i përket zgjedhjes se Avokatit të Popullit, duke e quajtur një lojë të pistë si nga PD, ashtu edhe nga PS.

“Në dijeninë time janë disa deputetë që kanë firmosur për Endrit Shabanin. Për mua s’ka rëndësi numri, por kjo është tallje e institucioneve. Unë e quaj lojë të pistë që nga 2017.

Nuk e di çfarë e ka shtyrë PD-në të japë firmë për Endrit Shabanin. Mund të jetë shumë më i kulluar nga të gjithë ata që kanë qenë më parë, por PD-ja nuk e ka detyrim të mbështesë ata që ishin kundra tyre.

Lajme të tjera |  "Mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!"/ Rakipi pyet troç Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

Në stofin real, PD-ja ka ikur si Kulla e Pizës. Po si vunë hu, atëherë do këputet shumë shpejtë majtas, ka ikur maja.

Unë kam qenë aty dhe ai që ka pak integritet njerëzor, nuk është ushtar… kemi qenë bashkë aty, na kanë thënë për të firmosur dhe s’e kemi bërë. Unë e grisa letrën. Duhet të kemi pak integritet.

Merre atë integritetin tënd, fute diku bashkë me atë letrën që të kanë dhënë. Të bëfsha… deputetë palaço.

Me firmë kryetari janë ushtarë. Ai që vete me votat e qytetarëve janë tjetër”, tha ndër të tjera Murrizi.

Të njëjtin qëndrim kishte edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, duke thënë:

Lajme të tjera |  “Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët”, Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet!

“Ka qenë gjithmonë e  vështirë. Negociatat duhen sepse ka raste që janë të domosdoshme. Pazaret janë për interesa. Për zgjedhjet e avokatit të popullit, është shumë qesharake që firmosin dhe pastaj thonë kemi të drejtë të tërheqim firmën. Ka mungesë kohezioni dhe koordinimi. Edhe në raste të tjera e kam thënë, nuk është se ka ndonjë koordinim pune, veprimi. Nuk është biseduar me aleatët. Di që deputeti mund të tërhiqet, por është qesharakë të pendohesh”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us