“Tentuan të na rrëmbejnë emrin dhe flamurin”, Berisha në Foltoren e Elbasanit: Dështuan se jemi të pamposhtur! Çfarë nuk u bë ndaj nesh!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në foltoren e radhës me demokratët e Elbasanit.

Berisha: Atë avantazh që krijoi tuneli që bashkoi Elbasanin dhe Tiranën e humbet e zhduk mungesa e bypass që duhet të ishte vepra e parë pas tunelit të Elbasanit. Sonte është një ditë e veçantë e demokracisë, revolta e qytetarëve të Elbasanit 35 vite më parë në qytet, kombinatin metalurgjik, as tanket as autoblindat asgjë nuk mposhtën burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, por përkundrazi data 12 deri 14 u shndërruan në arenë përleshjesh. Shpreh mirënjohje për ata guximtarë që këtu në Elbasan themeluan PD.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Vitet  fundit, siç jeni vetë në dijeni ishin vitet më të vështira, një kalvar i paparë në historinë e Europës që forca jonë politike. Forcë e lirive dhe dinjitetit njerëzor, forcë e vokacionit, shpirtit perëndimor të kombit e interesit kombëtar të shqiptarëve e integrimit në NATO dhe BE, u përball me një agresion si një asnjë forcë tjetër politike me qëllimin e vetëm Shqipëria pa opozitë. Sepse pasardhësi i xhelatit Kristaq Rama kërkon një Shqipëri si etërit e tij. Shqipëria pa opozitë, vendim makabër jo vetëm i Edi Ramës por edhe i George Soros. Mirëpo ne demokratët jemi njerëz të idealeve. Në ‘90 u ngritëm për idealet e lirisë. Për interesin kombëtar, integrimin e Shqipërisë në Europë. Besimin te Zotit, te familja dhe këto vlera janë sa hyjnore dhe tokësore. Krim i shëmtuar të sulmosh një forcë politike që u përmbahet parimeve më të larta njerëzore. Çfarë nuk u bë ndaj nesh.

Lajme të tjera |  Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja!

Kjo platformë u zbatua në mënyrë më të pamëshirë mbi ne, demokrat që guxuan të ngriheshin ndaj kësaj padrejtësie që nuk kishte përjetuar ndonjë forcë politike në histori. Na rrëmbenin emrin, na rrëmbenin flamurin. Dështuan se nuk u dorëzuam. Na përçamë, u bashkuam. Kemi një histori, me një fjalë: të pamposhtur. Të pamposhtur. E faktuam ne këtë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us