Teuta, pista e fundit drejt qëndrimit! Vora synon të përfitojë nga “lëshimet” e rivalëve, durrsakët besojnë te “Final Four”

Vora pret Teutën në stadiumi “Vora” për ndeshjen përmbyllëse të javës së 30-të në Abissnet Superiore.

Ndeshja e përcaktuar për t’u luajtur në orën 15:00, sjell dy skuadra të cilat nuk kanë shfaqur një rendiment të qëndrueshëm, duke ndërlikuar në njëfarë mënyre dhe objektivat që kanë në këtë fazë të mbetur të kamionatit.

“Djemtë” e Arjan Bellait, të favorizuar dhe nga ndalesat e rivalëve si Tirana dhe Bylis, ka shansin e artë të ngjitet në vendin e 8-të duke iu larguar zonës së ftohtë ku ndodhet. Vetëm një pikë në 5 javët e fundit janë një arsye e fortë që vorakët të kërkojnë me ngulm “kthimin në shina” për të siguruar së paku qëndrimin edhe për një tjetër sezon në Superiore.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Në anën tjetër, edhe durrsakët do kërkojnë t’i marrin maksimumin kësaj sfidave pas gara për vendin e katërt është ende e hapur dhe distanca me Partizanin (6 pikë) mund të shkurtohet në rast të një tri pikëshi në ndeshjen e sotme.

Fitorja e Dinamos në kryeqytet me Elbasanin dhe ndalesa e Partizanit në shtëpi ndaj Vllaznisë, bëhen “sebep” që nëndetësja blu të shkojë akoma më e motivuar për t’i rritur presionin rivalëve, me shpresën se vendi i katërt mund të quhet ende “vakant” kur kanë mbetur dhe 8 javë për t’u luajtur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us