Tirana mbetet thatë? Flamurtari synon ish-in e Partizanit për të ‘blinduar’ ekipin

Bruno Telushi mund të rikthehet te Flamurtari. Mesfushori difensiv që bën mjaft mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit, është kthyer në një nga objektivët kryesorë të klubit kuqezi.

Me largimin e tij nga Elbasani, Telushi është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve. Flamurtari kërkon që të përfitojë nga kjo situatë, duke kërkuar rikthimin e 34-vjeçarit në Vlorë. Kështu, kuqezinjtë do të blindonin ekipin dhe do të kishin një armë më shumë për objektivin Superiore.

Tirana mbetet thatë? Flamurtari synon ish-in e Partizanit për të

Bruno Telushi/ ©FK Partizani

Kujtojmë që intersim serioz për shërbimet e Telushit ka edhe Tirana. Por mesa duket, bardheblutë do të mbeten thatë, me ish-in e Partizanit që po mendon seriozisht rikthimin te Flamurtari.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us