Titullari ndryshon mendje, mbrojtësi i Egnatias nuk do të largohet nga kampionët

Arbenit Xhemajli ishte shumë pranë largimit nga Egnatia. Megjithatë, në ditët e fundit të merkatos, duket se mbrojtësi ka ndryshuar mendje dhe do të qëndrojë te kampionët.

26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025, teksa kërkon që ta respektojë deri në fund bashkëpunimin me rrogozhinasit. Por, kjo situatë mund të ndryshojë vetëm se në zyrat e Egnatias mbërrin ndonjë ofertë e majme.

Megjithatë, Xhemajli vazhdon të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të ekipit. Kujtojmë që Egnatia do të luajë në javën e dytë kundër Laçit. Sfida që do të zhvillohet më 25 gusht, do të startojë në orën 17:00.

Lajme të tjera |  Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us