Trump ftesë Kosovës për Bordin e Paqes, Presidentja Osmani: E nderuar, do jemi krah për krah me SHBA

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është ftuar nga presidenti Donald Trump për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.

Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.

Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati” shkruan Vjosa Osmani.

Lajme të tjera |  Video/ Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us