Trump “refuzon” ndihmën e Britanisë: Nuk kemi nevojë për njerëz që na bashkohen pasi fitojmë luftën

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social”, iu është drejtuar kryeministrit britanik, Keir Starmer. Trump shkruan se Mbretëria e Bashkuar “më në fund po e mendon seriozisht” dërgimin e dy transportuesve të aeroplanëve në Lindjen e Mesme, por e refuzon ofertën. Ai shprehet nuk ka nevojë për njerëz që i bashkohen luftërave që i ka fituar.

“Mbretëria e Bashkuar, dikur aleati ynë i Madh, ndoshta më i Madhi nga të gjithë, më në fund po e mendon seriozisht dërgimin e dy transportuesve të aeroplanëve në Lindjen e Mesme. Kjo është në rregull, kryeministër Starmer, nuk kemi më nevojë për to – por do ta mbajmë mend. Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra që i kemi fituar tashmë! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan Trump.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us