Deputeti socialist, Erion Braçe, një nga zërat më kritikë nga radhët e socialistëve dhe të qeverisë, ka vijuar denoncimet për problematikat urbane në Tiranë, duke denoncuar gjendjen e rënduar nga mbetjet inerte që kanë zaptuar hapësirat publike dhe trotuaret.
Përmes një video-mesazhi në rrjete sociale, Braçe ka publikuar pamje nga zona e Komunës së Parisit, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Sipas socialistit, prej 3-4 muajsh një grumbull i madh inertesh vijon të qëndrojë në rrugë, duke bllokuar plotësisht trotuarin dhe duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve.
“Pasi dëgjova një fjalim të gjatë 45 minuta për rëndësinë e rigjenerimit të PS erdha këtu në lagje, rrugë kryesore në Komunën e Parisit. Kam nja 3-4 muaj që merrem me këtë grumbullin e tmerrshëm të inerteve që është këtu. Nuk di, do vijë njeri sepse trotuari është bllokuar totalisht. Kjo historia me mbledhje që zgjasin e stërzgjasin ndërkohë që njerëzit duan gjëra të thjeshta e konkrete, nuk ka kuptim. Hajdeni dhe pastroni”, tha ai.
“Është turp”, shprehet Braçe ndër të tjera në postim, ndërsa u bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më parë për pastrimin e zonës.
Postimi i plotë i Braçes:
A KA MUNDESI MOR ZOT TE VINI E TE PASTRONI KETO INERTE QE KANE TRE MUAJ KETU E VEC SHTOHEN?
Eee si thoni? A VINI TI PASTRONI?
Eshte rruga hyrese e dalese nga perendimi i KOMUNES SE PARISIT!
Kalojne qindra mije njerez ne dite ketu!
Eshte tuuuuuuurp!
Dhe mos me thoni “ngele rrugeve” se deputeti nuk eshte tangerlkik, po eshte puuuneeee!





