Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur këtë të martë në Rinas, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur.
Viktimë në këtë ngjarje ka mbetur shtetasi me iniciale G.D., person me precedentë të mëparshëm penalë.
“Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njoftoi policia.





