Ndeshja Barcelona – Newcastle ka rezultuar “festival” golash, 9 në totalë, e përfunduar 7 – 2 për katalanasit. Pjesa e parë ishte e hapur. Raphinha shënoi që në minutën e 6-të, por Newcastle u përgjigj me Elanga.
Baraspesha e ekipit anglez zgjati vetëm 3 minuta, teksa Bernal i dërgoi shifrat në 2 – 1, minuta e 18-të. Elanga çuditi me konkretizimin e 2 – 2, por Lamine Yamal në 45+7’, i dërgoi të tijët në dhomat e zhveshjes me avantazhin.
Pushimi mes pjesëve i bëri më të kthjellët dhe “vrastarë” lojtarët e Barçën. Në këtë fraksion loje, ata shënuan 4 gola të tjerë. Konkretisht Fermin (51’), Lewandowski (56’’, 61’) dhe Raphinha sërish.
Në çerekfinale të Championsit, Barcelona do të përballet me fituesin e çiftit Atletico Madrid – Tottenham, ku me shumë gjasa do të jetë ekipi madrilenë.
Barcelona 7 – 2 Newcastle (Raphinha 6’, 72′, Bernal 18’, Yamal 45+7′, Fermin 51′, Lewandowski 56′, 61′ / Elanga 15’, 28′)
6′ Raphinha
15′ Elanga
18′ Bernal
28′ Elanga
45+7′ Yamal
51′ Fermin
56′ Lewandowski
61′ Lewandowski
72′ Raphinha





