Juventusi i Luçiano Spaletit u ngjit në katërshen e parë të Serisë A, pasi dopieta e Gleison Bremer si dhe golat e Mek Kenit dhe Dejvid, i dhanë “Zonjës së Vjetër” një fitore bindëse 4-1 ndaj Parmës, duke zgjatur serinë dominuese të përballjeve direkte në vetëm një humbje në 10 takimet e fundit (Shtatë fitore, 2 barazime).
Megjithatë, ishte një mbrëmje shumë e suksesshme për skuadrën bardhezi, e cila regjistroi fitoren e shtatë në nëntë ndeshjet e fundit në Serie A, duke kaluar Romën dhe duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes.
Në duelet e javës së ardhshme, Juventusi do të përballet me Lacion, ndërkohë që Parama kundër Bolonjës.





