VIDEO/ Cagliari i jep fund “ëndrrës” së bukur të Milanit, kuqezinjtë ndalen në “San Siro”

Pas një starti të sezonit në mënyrë fantastike me dy fitore ndaj Juventusit dhe Interit, Milani është ndalur në Serie A ndaj Cagliarit në “San Siro” në barazim me shifrat 1-1.

Kuqezinjtë morën kryesimin falë golit të Alvaro Moratës, por u barazuan shumë shpejt në këtë takim nga miqtë me anë të Nadir Zorteas. Përpjekjet e shumta të djemve të Conceicaos u ndalën nga portieri i ri i skuadrës, Caprile.

Me këtë barazim, Milani gjendet në vendin e tetë të renditjes me 28 pikë të grumbulluara, ndërsa Cagliari në vendin e 18-të të zonës së ftohtë duke luftuar për mbijetesë.

Goli i Morata

Goli i Zortea

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us