Argjentina u mposht në finalen e madhe të Botërorit 2026 nga Spanja. Sfida e zhvilluar më “MetLife” përfundoi 1-0, duke shkurorëzuar argjentinasit nga petku i kampionëve të Botës.
Një dhimbje e fortë kjo edhe për Leo Messin, i cili me shumë mundësi ka luajtur ndeshjen e fundit me “Albicelestët” në një Kupë Bote. Vetë “pleshti” u pa duke lotuar para tifozëve të tij.
Vlen të theksohet se edhe pse në moshën 39-vjeçare, Messi zhvilloi një super Botëror me 8 gola e 4 asiste. Gjithashtu ishte i pari që theu rekordin e Miroslav Klose dhe tani numëron 21 gola në historinë e Botërorëve.





