VIDEO/ Driblim “dehës” dhe gol me klas! Futbollisti i Shqipërisë e bën “sefte” në Rusi, jep lajmin e bukur me festën e veçantë

Nazmi Gripshi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rubin Kazan po fiton në shtëpi përballë Krasnodar. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të Premier League ruse, është momentalisht 1-0.

Ishte pikërisht futbollisti i Kombëtares shqiptare ai që zhbllokoi këtë ndeshje. Gripshi shënoi në minutën e 24-t të sfidës, falë një driblimi “dehës” dhe një goditje me shumë klas.

Ky është goli i parë i tij me fanellën e ekipit rus. Ndërkohë që golin e shoqëroi me një festë të veçantë, duke dhënë lajmin që është në pritje të bëhet baba.

Goli i Nazmi Gripshit

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us