VIDEO/ Ernest Muçi “mollë sherri” në Turqi, Galatasaray i hap “luftë” sulmuesit shqiptar

Ernest Muçi e mbylli vitin 2025 mes “fishekzajrresh” në fushën e blertë. Vetëm në dhjetor, ish-sulmuesi i Tiranës e ka gjetur rrugën e rrjetës te Trabzonspor në 4 raste, përgjatë 3 ndeshjeve, shto edhe 1 asist.

Finalizimi ndaj Goztepe është përzgjedhur nga Superliga tuke më i bukur për muajn dhjetor. Për Muçin, ky trofe nuk është “risi”, pasi edhe në nëntor ai e fitoi. Klubi i Galatasaray nuk e ka pritur mirë.

Për gjigandët nga Stambolli, finalizimi i Victor Osimhen ndaj Samsunspor duhet të ishte shpallur fitues. Reagimi i Galatasaray ka ardhru përmes një komunikate zyrtare, teksa e vlerësuan golin e Osimhen si të “pakrahasueshëm”.

Goli i Muçit

Goli i Osimhen

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us