Ernest Muçi ka qenë padyshim protagonisti kryesor i fitores 3-0 të Trabzonsporit në fushën e Samsunspor, në një sfidë që mbajti skuadrën e tij në vendin e tretë në klasifikim dhe në garë për kreun.

Fillimisht ai dha asistin për Onuaçu në minutën e 23-të të ndeshjes me një harkim të telekomanduar, me sulmuesin i cili dha avantazhin skuadrës.
SHIH VIDEON
Goli i dytë, i shënuar po nga Onuaçu, pa Muçin si protagonist në nisjen e aksionit, duke bërë më të thjeshtë fundin e ndeshjes.
SHIH VIDEON
Por para fundit, erdhi edhe vula e Muçit me një penallti të fituar nga sulmuesi shqiptar pasi në një pasim të tij u prek topi me dorë në zonë nga lojtarët vendas.
SHIH VIDEON
Nga pika e bardhë gjuajti vetë Muçi, i cili nuk gaboi, duke shënuar golin e 3-0.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i 9-të i kampionatit për sulmuesin shqiptar, të kthyer në protagonistin absolut të ecurisë së Trabzonsporit në këtë edicion.





