VIDEO/ Gjermania s’po e fton, Shqipëria e pret pas derës! Brajan Gruda shkëlqen me dopietë golash dhe asist në pjesën e parë

Brajan Gruda po kalon një moment të mirë, teksa po dhuron spektakël në Bundesligën gjermane, me fanellën e Lajpcigut. Futbollisti me origjinë shqiptare, i cili pret një ftesë nga Gjermania, e cila duket se nuk po vjen, shënoi në minutën e 17-të në sfidën ndaj Hofenheimit, teksa nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 30-të asistoi për golin e 3 me 0 të shënuar nga Baumgartner. 

gruda

Me numrin 10 mbi shpinë, Gruda kompletoi dopietën personale në minutën e 44-t, duke u ngjitur në kuotën e tre golave dhe 25 asist në 7 duele me fanellën e Lajpcigut.

Gjasat janë të mëdha, që në rast se Gruda, nuk ftohet nga Gjermania, në vazhdim ai të vendosë për të përfaqësuar Shqipërinë, duke i dhënë fund kështu pritjes së “panzerave”. Kuqezinjtë qëndrojnë pas “derës” kur bëhet fjalë për një talent si Gruda, që bën diferencën me cilësitë e tij.

GOLI I DYTË I GRUDËS: VIDEO 

Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

ASISTI I GRUDËS: VIDEO

GOLI I PARË I  GRUDËS: VIDEO

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us