VIDEO/ Gjermania s’po e fton, Shqipëria e pret pas derës! Brajan Gruda shkëlqen me gol te Lajpcigu

Brajan Gruda po kalon një moment të mirë, teksa ka gjetur golin e dytë në Bundesligën gjermane, me fanellën e Lajpcigut. Futbollisti me origjinë shqiptare, i cili pret një ftesë nga Gjermania, e cila duket se nuk po vjen, shënoi në minutën e 17-të në sfidën ndaj Hofenheimit.

gruda

Me numrin 10 mbi shpinë, Gruda nuk fali brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. Për të ky ishte goli i dytë në 7 ndeshje, teksa ka regjistruar edhe një asist.

Gjasat janë të mëdha, që në rast se Gruda, nuk ftohet nga Gjermania, në vazhdim ai të vendosë për të përfaqësuar Shqipërinë, duke i dhënë fund kështu pritjes së “panzerave”. Kuqezinjtë qëndrojnë pas “derës” kur bëhet fjalë për një talent si Gruda, që bën diferencën me cilësitë e tij.

GOLI I GRUDËS: VIDEO

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us