VIDEO/ Goditje dënimi spektakolare e Ernest Muçit, vetëm traversa e ndali nga festa për rrjetën e tundur

Ernest Muçi ka qenë protagonisti i duelit të sotëm të Trabzonsporit ndaj Fenerbahçes, duke qenë si zakonisht një nga armët kryesore të sulmit të skuadrës së tij. Ai gjeti golin e avantazhit që në minutën e 6 të takimit, ndërsa pak më vonë, kur regjistrohej minuta e 37, iu afrua edhe një goli të dytë.

asdsdadasasdsadsadsadsaddas

Trabzonspori fitoi një goditje dënimi ballore dhe ekzekutimi i saj iu besua pikërisht Muçit. Futbollisti harkoi me të djathtën, ndërsa një devijim në murin mbrojtës nxori nga loja portierin Ederson.

Por trajektorja e topit u ndal nga traversa, pasi sfera u përplas në të dhe pastaj doli jashtë, duke dëshpëruar jo pak tifozët e Trabzonspor të cilët shihnin skuadrën e tyre në disavantazh në ato minuta.

SHIH VIDEON

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Risia e Egnatias merr formë, Agim Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us